• |
ide | kryesore

Tjetër skandal në bashkinë e Tiranës/ Veliaj vijon të paguajë kompaninë 5D

Arkiva, Kryesore, Lajme
5d


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV një tjetër skandal që përfshin bashkinë e Tiranës. Ai publikoi disa dokumente që tregojnë, sipas tij, pagesat që vijojnë për kompaninë “5D”, e cila kishte për pronarë ish-drejtorët e bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj dhe që u arrestuan 2 muaj më parë me urdhër të SPAK të akuzuar për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

Administratorët në hije të saj, Taulant Tusha dhe Redi Molla janë në burg, por bashkia e Tiranës vijon t’i paguajë. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të pedonales dhe pistës së biçikletave në Liqenin e Thatë që duhej të përfundonte 2 vjet më parë dhe që edhe pse nuk ka përfunduar bashkia vijon ta paguajë.

Belind Këlliçi zbulon mega skandalin: Drejtorët në burg,

“Është në projekt i fituar nga 5D në 2021. Janë 587 mijë euro për një pedonale dhe pistë biçikletash dhe duhet të kishte mbaruar në maj 2022. Kompania “5D” është paguar mbi 50% të shumës totale, mbi 307 mijë euro.

Nga bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa më 28 maj 2024 për ndërtim pedonale, korsi biçiklete. Duke qenë se kjo kompania nuk është sekuestruar, pardje, ndërkohë që ne ishim në protestën e 9-të janë paguar mijëra euro për këtë projekt që nuk ekziston. Më 28 maj janë likuiduar dy fatura” – tha Belind Këlliçi që ka publikuar edhe dokumentin e mëposhtëm.

Belind Këlliçi zbulon mega skandalin: Drejtorët në burg,

Për këtë investim të dështuar, publikoi pak ditë më parë një investigim edhe citizens.al që kujtonte se si në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për vitin 2021, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj premtonte pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë.

“I shtojmë pedonale dhe korsi biçikletash dhe për t’i përdorur si valvula shkarkimi, për të mos pasur këtë dyndje tek liqeni i Tiranës” – citohet Veliaj në atë mbledhje.

Belind Këlliçi zbulon mega skandalin: Drejtorët në burg,

Por tre vite pas këtij premtimi që i kushtoi buxhetit të qytetarëve të Tiranës 587 mijë euro, nuk është ndërtuar as korsia e biçikletave dhe as lulishtja që ishte premtuar, sipas renderave të planit fillestar. Madje, nga vëzhgimi në terren edhe pedonalja nuk është e plotë dhe nuk përshkon të gjithë liqenin. Ndërkohë në zonën që ishte parashikuar që të ngrihej një park me pemë, aktualisht një pjesë e tij është zënë si parking privat.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha, 3 nga drejtorët bashkisë së Tiranës dhe që sipas SPAK kishin krijuar kompaninë 5D për të marrë tenderat janë tashmë në qeli. Kjo kompani, sipas SPAK ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në të paktën 7 procedura prokurimi.

SPAK ka zbuluar se drejtuesit e kompanisë shfrytëzonin emrin e tyre për të ndikuar tek zyrtarët e bashkisë në fitimin e tenderave. Madje disa herë ata kanë marrë kodet e sistemit duke hyrë vetë në të për të eliminuar kundërshtarët. Sipas të dhënave të Open Data Albania, shoqëria “5D Konstruksion”, ka përfituar të paktën 45 tendera publikë me vlerë rreth 30 milionë euro. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Drejtorët e Veliajt, këta hajdutë përtacë

Pse Veliaj po sillet si fajtor

Pranvera e ankthit të Veliajt

Rama-Veliaj, këta shenjtorë që po tradhëtohen nga dishepujt e tyre

Arrestimet në Bashki/ SPAK si magazinë fruta- perimesh 


5 Comments

  1. Dhe Broz Pjetrushi, shoku i ushtrise , por ne arrisha do ta percjelli kyt histori te vecant me librin e Ismai Kadare Dosja H

  2. Per cdo njeri qe do ta perdore sadopak llogjiken normale, kjo eshte qartazi pagese per te mbajtur gojen mbyllur jo per pedonalen!

  3. SI TE JETE MILETI I VJEN HYQYMETI, SI TE JETE KOMUNITETI I VJEN QEVERIA, POPULLI MERITON ATE SE CFARE ZGJEDH DHE ATE SE CFARE PUNON.

  4. PARODI

    APOLOGJIA E RAMES – TIMONI DHE TEPSIA

    Jam këtu i sinqertë para jush,
    të vërtetën time të ma dëgjoni,
    nëse në 11 vite ju kam mërzitur,
    dua që mirë ju të më kuptoni!

    Ju kam treguar barsaleta,
    batuta kam për çdo situatë,
    kam thyer tabu e kode veshje,
    me mua si në cirk plot gallatë.

    Jam i thjeshtë e vishem bukur,
    te hyrje daljet në zyra europiane,
    veç unë pa kollare e me atlete,
    gjynah që s’vesha dhe çitjane.

    Për qejfin tuaj i kam rënë defit,
    edhe kam kënduar në fushatë dikur,
    tani pas 11 vitesh jam lodhur pak,
    jam mësuar të mos dorëzohem kurrë!

    E dua familjen edhe nëse lë gruan,
    jam mendje hapur dhe pa mëri,
    dashnorin apo burrin e ish-gruas,
    pse të mos e merrja në qeveri?

    Dashuria ime s’ka aspak kufij,
    i dua edhe kafshët pa masë,
    i quajta gomerë kryebashkiakët,
    unë i ngre dhe politikisht i vras!

    Lali Erin e kritikoj sepse e dua,
    edhe pse e tall keq me satirë,
    që të bëhet lider botëror si mua,
    të jetë një rilindas sa më i mirë.

    La nam në bashki Lal gomari,
    me dardhaxhinjtë e tij hajdutë,
    po i gjetën ndonjë firmë a provë,
    me mua ka lidhje mender një mut!

    E doja dhe Lulin, nuk ju gënjej,
    por pa Salën, ish ”babën” e vet,
    prandaj i’a lashë peng vulën,
    të bëhet dhe ai lider i vërtetë!

    Thonë politika është kurvë,
    por dhe kurvat kanë dashuri,
    si thotë ajo thënia popullore,
    paç fatin e kurvës edhe ti.

    Thonë se në dashuri e në luftë,
    mund të të lejohet gjithshka,
    me patronazhistë e blerje vote,
    bën bukur popullin për budalla.

    Meta thoshte se jam i çmendur,
    madje se kam edhe kartelë,
    se ishte gati vendi në spital,
    fill pas zgjedhjeve menjëherë.

    Harron Iliri që kemi ngrënë ngjala,
    dikur ishte si patericë për Salinë,
    kur qeverisi me mua, isha i ndershëm,
    tani hedh baltë, më shan partinë.

    Vetëm ti mund të më gjykosh o popull,
    me votë të lutem mos më ndëshko,
    më shaj, më thuaj 1000 të zezat e mia,
    por mua kurrë mos më harro.

    Jam i gatshëm t’ja filloj nga e para,
    karagjozllëqet, cirkun, plot pasion,
    por nga pushteti s’heq dot dorë,
    se unë jam një në një milion.

    Dhe nëse dua nuk ndryshoj dot,
    se unë ju them vetëm të vërteta,
    veç unë meritoj të rri në pushtet,
    s’më mungon as talenti as kuleta.

    Shqipëria bëhet por veç me mua,
    dhe pse ka shpopullim e korrupsion,
    prandaj miratuam dhe rezolutën,
    tash çdo gjë Babloku juaj kontrollon.

    Prandaj ju ftoj të bëhemi bashkë,
    edhe njëherë të gjithë për Shqipërinë,
    ma jepni votën t’a marr unë timonin,
    dhe ta kem për vete të tërë tepsinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *