• |
ide | kryesore

Moti për sot/ Diell dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit per sot


Këtë javë vendi ynë parashikohet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas MeteoAlb, orët e paradites sot vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor.

KOSOVA

Edhe gjatë ditës së hënë, territori i Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes. Ato mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Podujevës deri në 28°C vlera maksimale në Gjilan e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor.

MAQEDONIA E VERIUT

Republika e Maqedonisë së Veriut sot përgjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë Maqedoninë e Veriut, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30 gradë Celsius vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *