• |
ide | kryesore

Nuk i del e keqja, Gasperini thumbon rëndë: “Si mund të arrihet Inter? duke bërë një miliard borxhe”

Sport
Gasperini


Me humbjen pa dhimbje ndaj Fiorentinës, përfundoi sezoni i jashtëzakonshëm i Atalantës, fituese e Europa League dhe e katërta në kampionat. Gasperini shijon momentin e festës dhe nuk mendon për rinovimin e mundshëm: “Nuk është prioriteti: kam një kontratë dhe një lidhje shumë të fortë. Kemi kaluar ditë të pabesueshme, tani do të bëjmë disa ditë pushim – shpjegoi Gasperini -. Ka qenë shumë e vështirë, edhe pse nga rezultatet nuk e kemi ndjerë lodhjen. Për pak ditë do të fillojmë të mendojmë për sezonin e ardhshëm dhe do të kthehemi me një ndeshje më 14 gusht”.

Gasperini nuk e ka kapërcyer ende mënyrën si u largua nga Inter dhe në konferencën për shtyp nuk e ka kursyer goditjen: “Si mund të ngushtojmë hendekun me Inter? Një mënyrë është të marrësh një miliard borxhe duke bërë kontrata të pabesueshme. Ose duke mos shitur lojtarët më të mirë dhe duke blerë. E treta është duke parë atë që je me ambicje, me qartësi, për të kuptuar se si funksionon bota. Përndryshe janë vetëm fjalë që mbushin gojën”.

TEKNIKU OPTIMIST PËR EKIPIN E TIJ

Ku mund të përmirësohet Atalanta. “Gjithçka mund të përmirësohet, madje edhe Real Madrid mund të përmirësohet, nëse sjell Mbappé. Pastaj ne duhet t’i bëjmë lojtarët të ndihen mirë së bashku. Ne duam të përmirësojmë ekipin, që do të ketë sy edhe më të vëmendshëm se kundërshtarët dhe kjo duhet të na çojnë në përmirësim”.

Lexo më tej: Video/ Atalanta në histori, fiton Europa League: Lookman ‘terrorizon’ të pathyeshmit e Bayer

Në fund Gasperini bëri shaka për gjendjen në të cilën lojtarët e tij duhet të kthehen nga pushimet verore. “Nuk duhet të shëndoshen, mund të luajnë të gjithë futboll, përveç atyre të shëndoshë. Nuk do të kenë kohë, mes kampionatit europian dhe gjërave të tjera. Ne rifillojmë më 10 korrik, ata që vazhdojnë me kombëtaren do të kenë 20 ditë të stërmerituara. Do të ketë ardhje në kohë të ndryshme, do të duhet të përshtatemi dhe do të kemi një dëshirë të madhe për të filluar përsëri”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *