• |
ide | kryesore

Krahasimi/ Teatri Kombëtar nis pushimet, vetëm 1 shfaqje në Qershor

Arkiva, Lajme, Të fundit


Dikur, Teatri Kombëtar ka qenë busulla e jetës kulturore në kryeqytet. Gjithnjë ka pasur ofertën më të mirë për shfaqjet, ka tërhequr numrin më të lartë të spektatorëve dhe ka provokuar interesin më të madh të medias. Por prej dy vitesh, që kur Altini Basha kapi drejtimin, institucioni po shënon rendimentin më të ulët që ka njohur ndonjëherë ndër vite. Edhe pse mbështja me fonde dhe buxhet nuk mungon, menaxhimi po rezulton ndër të fundit, ashtu siç nuk ka qenë kurrë në historinë e tij.

Po të shohim kalendarin e muajit qershor për të gjitha institucionet e kulturës bie në sy se Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli, me një buxhet sa gjysma e Teatrit Kombëtar prezantohet me 5 tituj – shfaqje për muajin Qershor.

Teatri i Kukullave, me një buxhet sa 30% e Teatrit Kombëtar, edhe pse pa një salle te vetën, që e vështirëson ndjeshëm aktivitetin artistik, prezantohet gjithashtu me 5 tituj -shfaqje për muajit Qershor.

Teatri i Operas dhe Baletit prezantohet me 6 tituj -shfaqje për muajin Qershor.

Cirku prezantohet me 4 tituj-shfaqje edhe pse nuk e ka më çadrën e dikurshme dhe me një buxhet shumë herë më të ulët se Teatri Kombëtar.

Kurse Teatri Kombëtar prezantohet vetëm me një 1 titull-shfaqje.

Me buxhet më të madh, Altini Basha e rendit të fundit për nga rendimenti Teatrin Kombëtar si kurrë më parë në histori. Edhe ky është një rekord, por negativ. I famshëm për rekordet të tilla, paaftësia në menaxhim dalëngadalë po e nxjerr Teatrin Kombëtar nga harta e qendrave kulturore, gjë që pasohet me braktisjen e publikut. Mbetet për t’u parë deri ku mund të shkojnë këto rekorde negative. Indiferenca premton të tjera…/Lapsi.al


4 Comments

    1. Talibanet qe kontribuuan ne prishjen e Teatrit nuk dine te menaxhijne, por vetem te sajojne skema perfitimi per vete dhe per besniket e partise.

  1. Sipas të dhënave që po dalin nga gjyqi që po zhvillohet në Londër që vetë Berisha ka kërkuar të hapet, është e qartë që një eksponent i lartë i Shërbimit Informativ Shqiptar që gjendet në arrati, ka dhënë të dhëna sensitive të veprimtarisë së tij dhe Shërbimit Informativ të komanduar nga Berisha.

    Është e qartë që e vetmja veprimtari që ka pasur një agjent SHIK-u që është në Londër, Kumbaro, e vetmja gjë për të cilën është shquar në këtë histori është çështja e Remzi Hoxhës.Ne kohen e salihut serb teatri sherbente per Bingo se shfaqet shkuan per lesh o shpellkar cecen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *