• |
ide | kryesore

Conte, zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, De Laurentiis: “Një trajner elitar, me të ringrihemi”

Sport
Conte


“SSC Napoli mirëpret Antonio Conte, i cili merr rolin e trajnerit të ekipit të pare, pasi ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin deri më 30 qershor 2027”. Kjo është komunikata e lëshuar nga klubi nën Vezuv, që lajmëron ardhjet e teknikut puljez. “Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një trajner elitar, një lider, me të cilin jam i sigurt se mund të fillojë rithemelimi i nevojshëm pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e titullit vitin e kaluar, pas shumë sezonesh në majat e futbollit Italian. Sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, u shpreh presidenti Aurelio De Laurentiis.

Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar nga ideja për t’u ulur në pankinën blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im, së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Antonio Conte.

Lexo më tejAntonio Conte, tekniku i ri i Napolit: zgjidhen detajet e kontratës e vendoset stafi

Përfundoi një negociatë që arriti kulmin e saj gjatë javës së kaluar. Marrëveshja është për tre vjet për rreth 6.5 milionë në sezon plus bonuse për rezultatet (kualifikimi në Champions dhe titulli). Conte sjell me vete stafin e tij të përbërë nga zëvendësi historik Cristian Stellini, vëllai i tij analist i ndeshjeve Gianluca, trajnerët e atletikës Costantino Coratti dhe Stefano Bruno. Napoli gjithashtu ka nën kontratë Francesco Sinatti, kreun e trajnerëve atletikë dhe Alejandro Rosalen, trajner portierësh.

FJALËT E PARA TË CONTE

“A është kjo një ditë e mrekullueshme? Absolutisht”. Kështu, një Antonio Conte i buzëqeshur ka hyrë mëngjesin e sotëm në selinë e Filmauro në Romë, ku ka firmosur kontratën si trajneri i ri i Napolit. Trajneri puliez i është bashkuar klubit kampan me një kontratë trevjeçare, deri më 30 qershor 2027.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *