• |
ide | kryesore

Italia, publikohet lista me 26 lojtarët e Euro 2024: Spalletti rikuperon Barella për debutimin me Shqipërinë

Sport
Spalletti


Italia e teknikut Luciano Spalletti është zyrtarisht gati për t’u nisur në Euro 2024, ku do të luajnë ndeshjen e parë kundër Shqipërisë. Trajneri italian ka shuar rezervat e tij duke nxjerrë listën me 26 lojtarët e thirrur, që do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian me kombëtaren e kaltër. Tre lojtarë janë shkurtuar nga 29 të pranishmit në Coverciano, por do të qëndrojnë në dispozicion deri një ditë para debutimit kundër kuqezinjve në rast dëmtimi të ndonjërit. Siç pritej, Nicolò Barella është thirrur pavarësisht dëmtimit.

Kështu, Luciano Spalletti ka bërë zgjedhjet e tij për balotazhet e fundit mes lojtarëve që luftojnë për një vend në përfaqësuesen italiane, që do të udhëtojë drejt Gjermanisë. Zgjedhje të vendosuara pak ditë më parë, por të zyrtarizuara vetëm pasi disa situata fizike janë zgjidhur me garanci të shumta nga stafi mjekësor. Rasti më i rëndësishëm ai i Barella, që duhet të rikuperohet për debutimin ndaj Shqipërisë më 15 qershor.

Lexo më tej: Italia e mallkimi i dëmtimeve, Sylvinho fërkon duart: Spalletti thërret zyrtarisht juventinin Gatti

Të tre të përjashtuarit, pra, ishin: portieri i Lazios, Provedel, ndaj të cilit Spalletti preferoi Meret, sapo u kontrollua problemi fizik që kishte para ndeshjes miqësore kundër U-20; mesfushori i Torinos Ricci, i cili humbi sfidën me Fagioli; e Orsolini i Bolonjës, ndaj të cilit tekniku preferoi Zaccagni dhe El Shaarawy.

FUTBOLLISTI    ROLI         SKUADRA

Donnarumma     Portier            Psg
Meret                    Portier            Napoli
Vicario                  Portier            Tottenham
Bastoni                 Mbrojtës        Inter
Bellanova             Mbrojtës        Torino
Buongiorno         Mbrojtës        Torino
Calafiori               Mbrojtës        Bologna
Cambiaso             Mbrojtës        Juventus
Darmian               Mbrojtës        Inter
Di Lorenzo           Mbrojtës        Napoli
Dimarco               Mbrojtës        Inter
Gatti                      Mbrojtës       Juventus
Mancini                Mbrojtës        Roma
Barella                  Mesfushor     Inter
Cristante              Mesfushor     Roma
Fagioli                   Mesfushor    Juventus
Folorunsho          Mesfushor     Verona
Frattesi                 Mesfushor     Inter
Jorginho               Mesfushor    Arsenal
Pellegrini              Mesfushor    Roma
Chiesa                   Sulmues        Juventus
El Shaarawy        Sulmues        Roma
Raspadori            Sulmues        Napoli
Retegui                 Sulmues       Genoa
Scamacca             Sulmues       Atalanta
Zaccagni               Sulmues       Lazio


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *