• |
ide | kryesore

Video/ Asnjë i dëmtuar, Kombëtarja mbyll përgatitjet: gjithçka gati për sfidën me Azerbajxhanin

F1, Sport, Video
kombëtarja


Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të enjte seancën e fundit stërvitore përpara miqësores me Azerbajxhanin, në qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë. Tekniku Sylvinho dhe stafi teknik kanë punuar me grupin e plotë. Kuqezinjtë kanë djerësitur për më shumë se 1 orë e 30 minuta në fushë dhe në palestër.

Fatmirësisht, deri më tani, nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Ata të cilët nuk u aktivizuan në miqësoren e parë ndaj Lihtenshtejnit do të jenë plotësisht të gatshëm për sfidën e dytë miqësore, atë ndaj Azerbajxhanit. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë shfaqur të motivuar e plot energji në stërvitje, duke shfaqur impenjim dhe seriozitet maksimal në çdo moment.

Natyrisht, Sylvinho shpreson që edhe në ndeshje të shkojë gjithçka mirë dhe të mos ketë dëmtime, që do ta bënin të ndryshonte lojtarë në listë. Nesër, sidoqoftë, braziliani duhet të marrë vendimin, për të kthyer në shtëpi njërin nga 27 emrat e listës. Me shumë mundësi duhet të jetë portieri Simoni, për të dorëzuar në UEFA listën me 26 lojtarë, në afatin e fundit të lejuar.

Lexo më tej“E pashë Italinë, jemi gati”: Sylvinho provat kundër kampionëve të Europës i bën me Azerbajxhanin

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë këtë të premte miqësoren e fundit dhe më pas më datën 8 qershor do të niset për në Gjermani. Shqipëria do të jetë skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024 në Gjermani, për t’u akomoduar në Kaiserau Sportcenter, aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *