• |
ide | kryesore

Juventus siguron Douglas Luiz: akord me lojtarin, McKennie e Iling te Aston Villa

Sport
Douglas Luiz


Juventus po i afrohet me shpejtësi lëvizjes së parë në tregun e transferimeve. Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me Douglas Luiz. Braziliani është gati të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2028 ose 2029 me vlerë rreth 4.5 milionë në sezon plus bonuse. Tani klubi torinez po kërkon formulën e duhur për të bindur Aston Villa. Për të ulur çmimin, Giuntoli është gati të vendosë lojtarë në shkëmbim: Weston McKennie dhe Samuel Iling Jr.

Të dy kanë kontrata që skadojnë në vitin 2025 dhe klubi i vlerëson ato, në total, në 45 milionë euro (30 për mesfushorin amerikan, 15 për anësorin anglez). Objektivi i Juventus është të ulë pjesën e parave në rreth 15 milionë (Villians e vlerësojnë Douglas Luiz rreth 60), negociatat po vazhdojnë me shpejtësi.

Lexo më tejThiago Motta ka firmosur kontratën me Juventus: takimi në Lisbonë me Giuntolin edhe për merkaton

Klubi anglez nxiton për të shitur për shkak të nevojës për të përmbushur kërkesat e Fair Play Financiar të Premier League. McKennie, nga ana tjetër, tashmë ka dhënë miratimin e tij për transferimin. Me pak fjalë, cdo gjë po shkon në rrugën e duhur. Por edhe pse për zyrtarizimin e marrëveshjes mungon ende diçka, te Juventus ka optimizëm. Thiago Motta, mund të ketë kështu menjëherë një dhuratë në mesin e fushës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *