• |
ide | kryesore

Dyshohet se vijnë nga veprimtaria kriminale, sekuestrohen pasuritë e 36-vjeçarit në Fier

Lajme, Të fundit


Pasuritë e paluajtshme të një 36-vjeçari në Fier janë sekuestruar me kërkesë të prokurorisë së këtij qytetit. Sipas informacioneve të policisë, ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit A. M., 36 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

•2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim në Tiranë;

•12 automjete;

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *