• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, 5 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Lajme, Të fundit
Abuzoi me të miturin, dënohet me 13 vjet burg shqiptari në Greqi


Policia greke ka shkatërruar një bandë kriminale, e cila kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë. Mbi 1500 rrënjë kanabis dhe mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe dy shqiptar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë greke ka rënë shtetasi me iniciale G. T., 39- vjeç. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras.

Sipas mediave greke, Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar shtetasi A. A., 41 vjeç, i cili është shpallur person në kërkim. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë A. K., 70- vjeç i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës.

Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve.

Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike kanabis ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje kanabis, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës, ndërsa në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motorra dhe 11 celularë. Gjatë kontrollit personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *