• |
ide | kryesore

Ndalet grupi me 67 ultras italianë në Dortmund, gati për të sulmuar shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia gjermane ka parandaluar një ngjarje kriminale në orët para ndeshjes Itali-Shqipëri në Dortmund. Forcat e policisë lokale njoftuan se një grup ultras i tifozëve italianë kishin planifikuar një sulm kundër tifozëve shqiptarë para ndeshjes së planifikuar për në orën 21:00. Grupi i përbërë prej dhjetëra tifozësh të cilësuar si “rrezik i lartë” janë pikasur në qendër të qytetit.

Ata u ndaluan para se të përplaseshin me tifozë të tjerë shqiptarë pranë një restoranti. Tifozët italianë ishin të pajisur me kapuça, të cilat më pas u konfiskuan. Ata kishin lidhur edhe rripa rreth duarve, të cilat me sa duket synonin të shërbenin për të goditur tifozët shqiptarë. “Vetëm me ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve tona të urgjencës u bë e mundur ndalimi i përplasjes”, sqaroi një zëdhënëse e policisë gjermane


9 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *