• |
ide | kryesore

Video/ Zvicra i përgjigjet Gjermanisë: tris ndaj Hungarisë, me gabimin fatal të Orban

F1, Sport, Video
Zvicra


Zvicra bën një debutim fitues në Euro 2024. Skuadra e Yakin mundën Hungarinë 3-1 në ndeshjen që mbyll raundin e parë të grupit A, duke u vënë në ndjekje menjëherë të Gjermanisë (fituese 5-1 dje ndaj Skocisë). Golat e Duah (12′), Aebischer (45′) dhe Embolo (93′) vendosën ndeshjen. Europiani i hungarezëve nisi keq, e goli i Varga (66′) nuk mjaftoi. Shpresët e fundit të të besuarve të teknikut Rossi u dënuan në shtesë nga gabimi flagrant i Orban, që i dha mundësinë Embolo të fiksonte 3-1 përfundimtar. Tani Hungaria ka nevojë për një reagim të menjëhershëm të mërkurën e ardhshme ndaj gjermanëve pretendentë.

Zvicra u arratis në pjesën e parë, shënoi dy gola dhe mbijetoi në pjesën e dytë nën ritmin hungarez. Në Këln u kompletua kështu dita e parë e Grupit A të Kampionatit Evropian, me fitoren 3-1 të kombëtares së Yakin. Zviceranët dominuan pjesën e parë të ndeshjes dhe shënuan dy herë me Duah dhe Aebischer. Hungaria ishte inekzistente, por kombëtarja e drejtuar nga tekniku Rossi u zgjua në pjesën e dytë.

Lexo më tej: Video/ Gjermania e frikshme, e nis me goleadë me Skocinë: VAR i heq një penallti e i jep një tjetër

Varga rihapi ndeshjen, me një goditje të saktë me kokë. Tentativat për të barazuar ndeshjen ishin, por pa mundur të realizojë dhe Zvicra – e cila gjithashtu gjeti trisin në kohën shtesë me Embolo duke përfituar nga gafa e Orban – mori në shtëpi tre pikët e para të grupit. Helvetët arrijnë kështu Gjermaninë në krye të grupit, ndërsa për hungarezët janë telashe, me shanset që tani të kompromentuara.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *