• |
ide | kryesore

Nuk u pa në TV/ Kush ishte shqiptari që hyri në fushë ndaj Italisë (EMRI+PAMJET)

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptar Italisë


Në ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë në Dortmund tërhoqi vëmendjen edhe një moment kur një tifoz shqiptar hyri në fushën e lojës. Kjo bëri që ndeshja të ndalej për disa minuta. Një ditë më pas mediat kanë zbuluar edhe identitetin e tij.

Ai quhet Sami Rexhepi dhe është me origjinë nga Skënderaj i Kosovës. Ai jeton në Dyseldorf të Gjermanisë dhe për mediat në Kosovë ka treguar arsyen se pse e mori atë veprim.

Euro 2024 | “Kisha vënë bast me djalin”, kush është tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali-Shqipëri

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, – raportohet të ketë thënë Rexhepi. Pasi u fut në fushë, Rexhepi përshëndeti disa prej futbollistëve të kombëtares. Më pas ndërhyri sigurimi i stadiumit. Shqiptari nuk u ndal pasi “dribloi” disa prej tyre, por një moment rrëshqiti në tokë dhe u arrit nga forcat e sigurisë.

Sami Rexhepi

Më pas ai u largua nga stadiumi ku siç thotë dhe vetë hyrjen në fushë e ka paguar me një çmim goxha të rëndë. Sipas Rexhepit, autoritetet e kanë penalizuar duke i ndaluar futjen në stadiumet gjermane në të ardhmen.


7 Comments

    1. Me keta kafshe krenohemi ne! Shkel ligjin, shtjer me pushke dhe mbill hashash!
      Me vjen turp qe keta quhen shqiptare!

  1. Sakrifice e madhe e Malokut trim Hysaj qe trembet nga nje top futbolli,trdhtoje besimin e silvinjos,ky dhe te gjithe shpellkaret i shkon pershtat,O sa mire me qen,karShpellkar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *