Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Bolonja, pasi në banesën e tij u kapën 11.5 kg kokainë.
31-vjeçari, Besian Elezaj e kishte fshehur kokainën në dollap.
Sipas policië, lënda narkotike është e cilësisë së pastër dhe, në treg, vlera e saj llogaritet në mijëra euro.
Mediat italiane njoftojnë se policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.