Nga masakra në një kishë në Teksas, mendohet se janë gjithsej 26 të vrarë. Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs, në Wilson County, kur një person i armatosur rëndë hyri duke qëlluar në kishë, pak para orës 10.30 me orën lokale. Autori i masakrës u qëllua për vdekje nga policia, raportojnë mediat e huaja.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot reagoi për ngjarjen. Ai falenderoi autoritetet për punën që po bëjnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe ngushëlloi familjet e viktimave.
Është ende pa qartë se kush është autori i sulmit dhe nëse i përkiste një grupi radikal apo një veprimi individual. Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një 29-vjeçar nga Uzbekistani vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11 të tjerë, shumicën e tyre fëmijë. ©LAPSI.AL
https://www.youtube.com/watch?v=8Tf2vFqH5Hc&feature=youtu.be