• |
ide | kryesore

Lubonja komenten Asamblenë e PS dhe Vettingun në politikë: Demagogji, për të gënjyer njerëzit

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend, Asamblenw e Partisë Socialiste dhe aksionin e opozitës. Në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Lubonja ka komentuar zërat e disa ditë më parë për ndryshime në qeveri, por që nga punimet e Asamblesë nuk rezultoi diçka e tillë.

Që të bësh ndryshime në Qeveri do të thotë që të kesh bërë njëfarë analize për ndonjëfarë gabimi apo përgjegjësie gjatë qeverisjes. Ndërkohë që qeverisja e rilindasve me në krye Ramën, është refuzimi i çdo lloj gabimi, përgjegjësie, korrigjimi.” – tha Lubonja.

Lidhur me propozimin e PD për vettingun në politike, Lubonja ka shpjeguar pse është “kundër”.

Ka disa probleme propozimi i opozitës. Për mua opozita e bën punën mirë deri te denoncimi i lidhjes së politikës me krimin, pastaj kur vjen puna për të bërë diagnozën e kësaj ‘sëmundje’, e më pas ‘terapinë’ ka shumë probleme. Dhe këtu jemi te një lloj terapie që sugjeron PD, vettingu i politikanëve. Nëse do të funksiononin institucionet që kemi, se ne e kemi institucionit e Kontrollit të Pasurive, dhe ne do t’i kishim pasuritë e politikanëve, por nuk ka funksionuar. Edhe ky vettingu në politikë, është si demagogji, për të gënjyer njerëzit, sepse i duhet për propagandë. Për t’i thënë Ramës ti nuk e do ligjin se je i korruptuar”, – shprehet Lubonja.

 



8 Comments

  1. “”Që të bësh ndryshime në Qeveri do të thotë që të kesh bërë njëfarë analize për ndonjëfarë gabimi apo përgjegjësie gjatë qeverisjes””””

    O lubonja .. po ja fut pordhes kot. se qeveria ndryshohet mbi bazen e shume gjerave, ndryshim realiteti, ndryshim strategjie, ndryshim interesash, faza te ndryshme kohore ne mandatin qe ke, qasja ndaj zgjedhjeve te reja etj etj etj … dhe pastaj mund te nderrohet dhe per ato aspektet negative qe ti permende..
    Nuk e di perse permend vetem arsyet negative ( qe te intersojne ty) per ndryshimin e nje qeverie ?
    Kjo te ben shume te pa besueshem .

    1. O rilindas injorant në një vend normal bëhet analiza ( po të kesh punuar në një institucion duhet ta dish këtë) dhe pastaj vendoset se çfarë do të bëhet, dhe jo për ato budallaliqet që thua ti.

  2. Si gjithmone Lubonja, vendos pikat mbi I.
    Duket sikur kemi vite, qe vegjetojme ne te njejtin vend. Mblidhen forumet me te larta te partise ne pushtet, flet vetem i pari, rrit tonin e zerit, me gishtin lart, shikimi venger, dhe ne fund , nje kafe pas mbledhjes.
    Po ti vije re ne asamble, te gjithe vesh me vesh, me ze te ulet, per hallet e popullit besoj.
    Gjushi miku ngushte i kryeministrit!!
    Nga mbrapa Tauland Balla.
    Ishte Elvis Roshi.
    E kuptoni o njerez ku kemi rene.
    Lubonja e thote bute, me delikatese situaten ku jemi, por ne te vertete eshte nje kembane e forte alarmi, qe duhet te bjerr ne veshin e cdo shqiptari te ndershem qe e do kete vend.

  3. JKI, dhe ti BERT vulgari”” juve j ju ben dem kur ndigjoni qe flitet keq per kete qeveri bandash, por me qe kerkoni te mira , sa ka bere kjo qeveri? Ju kuqale te moderuar qe hiqeni, jeni sfumues te realitetit, e levdues te kesaj qeverie nga me te keqiat si bande e droge qe ka patur vendi. Hidhini nje sy se ku jane vendet per rreth se paku, e si po ecin ne zhvillim e pastaj mbroni mizerien qe ka pllakosur ne familjet shqiptare..Te dy ju IKJ, BERT, jeni zyrtarizuar si qatipe te idiotit qe po shtup nje popull.

  4. JKI, dhe ti BERT vulgari”” juve j ju ben dem kur ndigjoni qe flitet keq per kete qeveri bandash, por me qe kerkoni te mira , sa ka bere kjo qeveri? Ju kuqale te moderuar qe hiqeni, jeni sfumues te realitetit, e levdues te kesaj qeverie nga me te keqiat si bande e droge qe ka patur vendi. Hidhini nje sy se ku jane vendet per rreth se paku, e si po ecin ne zhvillim e pastaj mbroni mizerien qe ka pllakosur ne familjet shqiptare..Te dy ju IKJ, BERT, jeni zyrtarizuar si qatipe te idiotit qe po shtup nje popull.

  5. Fax kush te nxorri nga servisi pa urdher ti ke nevoje akoma te qendrosh ne Servis mos u merzit do te vije koha jote duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *