Një automjet ka aksidentuar një motoçikletë, duke lënë për pasojë të plagosur drejtuesin e kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.
I plagosuri me inicialet I.Q, 58 vjeçar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit që aksidentoi 58 vjeçarin është një 29 vjeçar i identifikuar me inicialet R.B.
Ai është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.