• |
ide | kryesore

Aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Peqin, arrestohet shoferi

-Instant, Lajme, Të fundit
21, arrestim, policia e shtetit, kontrabandë,



37-vjeçari, që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin rrugor në aksin Elbasan-Peqin, është arrestuar. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur një 49-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40, nē fshatin Karinë, Peqin. Mësohet se një automjet tip “Benz-i” është përplasur me “Volkswagen-in”. I arrestuari është shoferi i makinës tip “Volkswagen”. Të plagosur kanë mbetur edhe 2 pasagjerë. Këta të fundit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Përplasja e 2 makinave ka qenë shumë e fortë. Një nga makinat ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys. Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar si edhe mungesa e ndriçimit më rrugë.

Lexo më tej: Pamjet/ Përplasje në Peqin, humb jetën 1 nga shoferët

Njoftimi i policisë

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 27 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, Peqin, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. T., 49 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje. Nga aksidenti u dëmtuan edhe drejtuesi i automjetit “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. N., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *