• |
ide | kryesore

Pasojat që vijnë nga mbajtja e një tështime

F1, Stil



Rasti i një burri i cili pasi pësoi rupturë në pjesën e pasme të fytit teksa mbajti shpërthimin e ajrit që sjell tështima, ka çuar në shkrimin e shumë artikujve dhe në analizën e doktorëve se çfarë ndodh në trupin tonë, sidmos në pjesën e kokës dhe të qafës në raste të tilla.

34 vjeçari i lartpërmendur u shtrua në spital pasi ndjeu dhimbjen në qafë, në gjendje pamundësie për të folur ose për tu përtypur, e gjithashtu doktorët gjatë ekzaminimit dëgjonin një kërcitje të lehtë që vinte nga zona e qafës deri tek kockat e vertebrës. Një skanim konfirmoi se ajri nga mushkëritë e tij kishte gjetur një rrugë për tu future në indet lidhore dhe muskujt e kraharorit, ku nuk mund të dilte jashtë. Pikërisht kjo ishte shkaktuar nga mbajtja e asaj që duhet të dalë jashtë nga tështima.Mjekët e specializuar të veshit, hundës dhe fytit në Britani paraljamërojnë, nisur dhe nga ky rast, se të përpiqesh ta mbash një tështimë duke u sforcuar apo duke i zënë dhe rrugët e ajrit, mund të çojë në një numër komplikimesh, deri në aneurizma vdekjeprurëse të trurit.
Dr Wanding Yang nga ekipi kërkimor të Universitetit të Leiçesterit thotë: “Të mbash teshtimën nëpërmjet bllokimit të nostrileve (vrimave të hundës) dhe gojës është një manovër shumë e rrrezikshme dhe duhet të shmanget në çdo rast. Mund të çojë drejt komplikacioneve si: ajër i bllokuar mes mushkërive, perforacion i membranës timpanike të veshit dhe rupturë të aneurizmave të trurit, që do të thotë me fjalë të thjeshta një fryrje si tollumbac i enëve të gjakut në kokë.

Doktorët thonë se këto shenja janë të njëjta me sindromën e Boerhaave, e cila çon në shkatërrimin e ezofagut nga të vjellat, vetëm se në këtë rast, presioni i ajrit nga teshtima e bllokuar në zonën oro-laringo-faringeale, ushtrohet pak më sipër, pikërisht në fyt, në faring, menjëherë pas gjuhës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *