• |
ide | kryesore

Shqiptarët, të dytët pas zviceranëve që vetë-ndihen mirë me shëndet

-Instant, Lajme, Të fundit
Shqiptarët, të dytët në Europë pas zviceranëve, që vetë-ndihen më mirë me shëndet



Shqiptarët mund të jenë të pakënaqur me sistemin shëndetësor dhe ta paguajnë më shumë se të gjithë nga xhepi, por renditen populli i dytë në Europë, pas zviceranëve që perceptojnë se ndihen mirë me shëndet. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati 83% (80.9) e shtetasve shqiptarë mbi 16 vjeç deklarojnë se vetë-perceptojnë se janë mirë ose shumë mirë me shëndet. 69% është mesatarja europiane.

Shifra i referohet vitit 2020. Meshkujt e kanë këtë perceptim më të lartë. 84.7% të tyre që pohojnë se ndihen mirë ose shumë mirë me shëndet, përkundrejt femrave me 80.9%.

Më mirë se shqiptarët vetë perceptojnë se ndihen vetëm zviceranët, me 83.3%. Edhe për Zvicrën shifra është e vitit 2020. Në rajon, më keq ndihen serbët. Vetëm 63.6% të popullsisë që vetë perceptohet si mirë apo shumë mirë me shëndet. Mali i Zi raportohet me 70.3%, Maqedonia e veriut (76.6%). Të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në fakt, vendi ka ende një popullsi relativisht të re në moshë. Shqipëria ka popullsinë e katërt më e re në Europë, me rreth 38 vjeç. Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (44 vjeç).

Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se perceptimi i mirë për shëndetin është i lidhur me këtë ndjesi te moshat më të reja. 96.5% e grupmoshës nga 16-44 vjeç ndihet mirë me shëndet në Shqipëri. 88% është mesatarja e Bashkimit Europian.

Por edhe 45.6% e të moshuarve mbi 65 vjeç deklarojnë se ndihen mirë, që është më e larta në rajon dhe mbi mesataren e BE-së prej 41%, por shumë më e ulët se në shtete si Zvicra (70%), Irlanda (68%), Holanda (64%), Suedia (64%).

Si e vetë perceptojnë europianët shëndetin

Sipas Eurostat, në vitin 2021, në BE, pothuajse shtatë në dhjetë persona të moshës 16 vjeç e lart e vlerësuan gjendjen e tyre shëndetësore si të mirë ose shumë të mirë (69%). Perceptimi pozitiv i shëndetit ishte më i mirë tek meshkujt sesa tek femrat (72% e meshkujve krahasuar me 67% e femrave).

Ndër vendet anëtare të BE-së, përqindjet më të larta të popullsisë së moshës 16 vjeç e lart që e perceptojnë shëndetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë u regjistruan në Irlandë (81%). Ajo pasohet nga Greqia (78%), Qipro dhe Luksemburgut (të dyja 77%) . Në anën tjetër të shkallës, shtetet e BE-së me përqindjet më të ulëta ishin Lituania (48%), Letonia dhe Portugalia (të dyja 50%).

Meshkujt kishin më shumë gjasa se femrat ta vlerësonin shëndetin e tyre si shumë të mirë. Në BE, në vitin 2021, përqindja e njerëzve që raportonin shëndet të mirë u ul me moshën.

Hendeku shëndetësor gjinor u zgjerua me moshën. Ai ishte më i ulëti për popullatat e moshës 16-24 vjeç dhe 25-34 vjeç (0,7 dhe 0,5 pp, respektivisht) dhe ishte më i larti për dy grup moshat më të vjetra: një hendek prej 6,3 pp për njerëzit e moshës. 75–84 vjeç dhe një hendek 5.0 pp për njerëzit e moshës 85 vjeç e lart./ MONITOR



7 Comments

  1. Normal. Si shqiptaret si zvicerianet jane maloke!

    Mali mund te te izoloje nga bota dhe te te leje te prapambetur, (pervec Zvicres qe ka qelluar ne mes te dhjamit), por ama te kalit.

    Ajer i paster, ushqim bio.

    PS: kuptohet qe per kete perceptim ka kontribuuar edhe qeveria e Edi Rames me permiresimet ne sistemin shendetesore te mbaruar qe la Sali Berisha.

    1. Hahaah vetendihen 😂 shendetesia falas😂😂😂

      Jorgo edhe pse kellire ketu tregove zhdervjelltesi mendimi
      Ja pse fuga te jep suvlakin 😂 e meriton 🤣🤣🤣🤣

    1. Jeni shume debila qe te dy.

      Jane te dhena te Eurostatit o kara!

      E dini ju ca eshte Eurostati?

      Nuk eshte ushqim jo. Nuk hahet. Eshte gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *