• |
ide | kryesore

Video/ Teuta fiton, Bylis i tërbuar për penalltinë e munguar: “Aq e qartë sa nuk ka nevojë për kompetentë”

Sport, Video



Humbja e dytë radhazi për Bylis e për të dytën herë ballshiotët goditen nga episodet e gjykimit: kundër Tiranës dy gola të bardhebluve të parregullt e tani në Niko Dovana një penallti e paakorduar, që do të barazonte rezultatin. Krosimi nga e djathta është prekur dukshëm me dorë nga mbrojtësi durrsak, por Alla ka vazhduar lojën, nën protestat e forta të mallakastriotëve: “Nuk kishim agresivitetin e duhur në momente loje. Penalltia ishte aq e qartë sa nuk ka nevojë për kompetentë për ta dalluar. Duket qartë, por nuk jam unë ai që duhet të flas për këto vendime. Janë organet kompetente që merren me këto gjëra”, u shpreh shkurtimisht ndihmës trajneri i Bylis Arbri.

Teuta nuk shkëlqeu, por mori tre pikët me një supergol të Lorenco Vilës, në minutën e 11. Një ndeshje ku të dy ekipet mund të kishin shënuar, me portierët që bënë figurë të mirë. Tekniku Edi Martini mundohet të shohë pozitivsh situatën, duke iu gëzuar vendit të tretë, por ende shpërthimit të sulmuesve. Në fund një batutë edhe për Shkallën që vetëm pak ditë më parë kaloi nga Durrësi në Ballsh: “Nuk e prisja që Shkalla të shkonte tek Bylis, por është zgjedhja e tij”, përfundoi Martini, Teuta e të cilit është ngjitur në kuotën e 31 pikëve dhe ndodhet në vendin e tretë, ndërsa Bylisi ndodhet një vend më poshtë me 30 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *