• |
ide | kryesore

“Peposhi? Doja ta ndryshoja herën e dytë”. Martini e ka me veten, Mehmeti: “Rëndësi kanë pikët”

Sport
Martini



“Të luash të diel të mërkurë është problem, qendrat e mbrojtjes luftuan fort në pjesën të parë. Jo se në të dytën bënë më shumë se 2 herë kanë goditur, por edhe fati është pjesë e lojës. Më vjen keq sepse kishim mundësi të ishim në katërshe”. Edi Martini përtypet hidhur për humbjen 1-0 ndaj Dinamon, në një ndeshje që të tijtë e dominuan me raste dhe humbën dy herë penalltinë. “Ne nuk jemi një ekip që na falet të humbim penallti, shumica e lojtarëve vitin e kaluar s’kanë mbajtur peshë në ekipet respektive. Në atë moment duhen liderë në ekip, që të çojnë moralin, që të bëjnë më të fortë. Ajo që ndikoi ishte lodhja”.

Lexo më tej: Video/ Peposhi humb dy herë penalltinë, Teuta mbytet në fund: Denison bën Del Pieron, Dinamo e katërta

Peposhi gaboi nga pika e bardhë, por si për ta bërë më të rëndë, ai i shpenzoi të dy mundësitë që iu dhanë, i ndalur nga Sali. Tekniku Martini shpjegoi përse edhe ai u bllokua në momentin e ripërsëritjes së 11 metërshit: “Penalltia e dytë e Peposhit? Mund ta kisha ndryshuar edhe e mendova. Peposhi kishte bërë 6 nga 6 penallti më parë, pasi e humbi thash pse s’e ndryshova, po e kisha ndërmend”, sqaroi Martini.

MEHMETI: “RËNDËSI KANË PIKËT”

“E dija që do ishte e vështirë se ka mënyrë të veçantë Teuta si organizon manovrën. Në këtë pikë, rëndësi kanë pikët. E nisëm keq lojën, duhej të ishim më të qetë dhe menaxhonim në fazën ofensive. Duhet të kishim besim në hapësirat e ndërmjetme”. Dritan Mehmeti i gëzohet pikëve të fitores që e kanë projektuar tashmë në vendin e katërt në renditje. Dinamo kaloi edhe Skënderbeun dhe tani pak ka mënyra si luajti, edhe pse Mehmeti e ka një kritikë: “Kishte shumë dyluftime të forta ndoshta edhe jashtë. M’u duk si ndeshje e futbollit anglez, kishte goxha dyluftime dhe aty ndoshta prishet bukuria e lojës, kur ka agresivitet të jashtëzakonshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *