• |
ide | kryesore

Moderatorja nga Kosova tashmë autore e një reality show në Top Channel

-Instant, Paparazzi, Slider



Argjira Spanca, e cila është gjithashtu pjesë e “E Diell” ka dhënë një lajm të ri për karrierën e saj në televizion.
Argjira do të jetë autore e një rubrike të re në “E Diell”, dhe lajmin e ka dhënë vetë moderatorja në një njoftim në Instagram.

“Jam shumë e lumtur të anoncoj që do jem autorja e reality show më të ri në @topchannelalbania @ediell_topchannel SHE’S ON TOP! Për të gjitha gocat që aspirojnë të bëhen modele, mund të aplikoni tek linku në bio”, shkruan ajo.
Çdo javë do të ketë sfida të ndryshme, çdo javë një modele do të eleminohet, ndërsa kërkimi për modelen “On Top” vazhdon.
Kjo do të jetë një mundësi për të gjitha vajzat që duan të ndryshojnë të ardhmen dhe të ndjekin ëndrrën e tyre.
Argjira njihet për stilin e saj të veçantë dhe është një ndër emrat më të rinj të ekranit që tërhoqi vëmendjen me eksperiencën e re në “E Diell”.
Rikujtojmë se përpara nisjes së “E diell” përflitej se ajo ishte zëvendësuese e Jonida Maliqit, pasi kjo e fundit u tërhoq për shkak të angazhimeve me Eurovisionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *