• |
ide | kryesore

Dy brinjë të thyera, lamtumirë Barcelona: Napoli humb qendërmbrojtësin për Champions

-Instant, Sport



Është më serioz nga sa parashikohej dëmtimi i Kostas Manolas, i cili doli në dhimbje në fund të ndeshjes kundër Sassuolo. Qartësimet mjekësore, si komunikon vetë klubi i Napolit, “kanë evidentuar thyerjen e brinjës së katërt e të pestë në krahun e majtë”. Mbrojtësi “do të kryejë terapi e gjendja e tij do të vlerësohet cdo ditë”. E sigurtë mungesa kundër Inter, por duke parë shkallën e dëmtimit është në rrezik edhe ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League kundër Barcelonës.

Napolin e pret sfida në Camp Nou të shtunën në 8 gusht, pas 1-1 në vajtje në 25 shkurt. Qendrori grek ka rreth dy javë kohë për tu kthyer në dispozicion të Gattuso përpara takimit më të rëndësishëm të verës napoletane. Në rast se nuk do tia dalë dot, ashtu si janë të gjitha gjassat, Gattuso mund të provojë kartën Maksimovic në krah të Koulibaly: serbi ka qenë një nga lojtarët më të aktivizuar pas rifillimit të Serie A e ka dhënë garanci në prapavijën e të kaltërve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *