• |
ide | kryesore

Propaganda/ Si po i shfrytëzon Rama familjet e prekura nga tërmeti

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Tani nuk përbën më lajm, se sa herë niset për bamirësi, Edi Rama merr edhe kamerat pas vetes, për ti treguar popullit se ai nuk do të mbetet kurrë vetëm, pa përkujdesjen e liderit. Por këtë herë vizita e tij në Farkë, në një nga familjet të cilave iu prish shtëpia nga tërmeti ka kaluar çdo imagjinatë. Kryeministri nuk është mjaftuar  vetëm me përdorimin e atyre që iu prish banesa nga tërmeti i 26 nëntorit, duke iu dorëzuar atyre çelësin e shtëpisë së re. Ai ka zgjedhur të fantazojë një film të plotë me familje Allaraj.

Ai e ka bërë këtë në ditën kur bija e vogël e e familjes 13 vjeçarja Mersilda kishte ditëlindjen. Ende nuk dihet nëse dorëzimi i shtëpisë u shty dhe ata u lanë disa ditë më shumë jashtë vetëm që inagurimi të bëhej në ditën e lidjes së vajzës, apo punimet u përshpejtuan me këtë rast.

sht3

Por, sikur të mos mjaftonte “mis en scene” me dhurata, Rama e ka shfrytëzuar këtë ngjarje edhe për të shigjetuar kritikët e tij.  “Kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” fejsbuku këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre, është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh”, shkruajti Rama.

shte2

Edhe këtu përdorimi është flagrant, sepse si në çdo rast sa herë që reklamohet duke bërë punën për të cilën paguhet, kryeministri shfrytëzon rastin për të denigruar kritikët e tij. Një kërkim i shpejtë që lapsi.al bëri në Google nuk tregonte se ka pasur ndonjë debat kombëtar lidhur me rindërtimin e kësaj shtëpie, në mënyrë që kryeministri ti kundërpërgjigjej. Madje ekzistenca e ‘inxhinjerëve të fejsbukut” as nuk dilte në motorët e  kërkimit. Pra kryeministri shpik një përplasje të kotë për të shfaqur para kameramanëve që paguan vetë si fitimtari i një beteje që nuk ka ekzistuar.

Ekskluzive/ Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

E gjitha kjo me sa duket po bëhet me qëllime propagandistike, pasi rindërtimi i banesave që u prekën nga pasojat e tërmetit, besohet se do të jetë sipas burimeve të Lapsi.al, një nga temat kryesore të fushatës së ardhshme elektorale (linku lart).

©Lapsi.al  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



8 Comments

  1. filmin “Despicable me 4” pritet ta luaje Rama!

    Ky spermatozoid fitimtar eshte thjesht shpritkazme, “despicable”!

  2. A e beson kush me Ramen? Pse nuk flet per bregdetin ky po iu prish shtepite dhe bizmeset njerezve duke i demshperblyer me nje cmim qesharak vetem per te pasuruar ca njerez qe do ia rrisin pasurine Rames?

  3. Esht politika e kusarit hoxha me tufa lulesh sot ne nje artikull zoti rama thot qe rrogat do jungrihet shendetsi si ne marsin qe shkoi me qe smundja e pa dukshme po shtohet.

  4. O SKIZOFREN, O AVDALL! O DROGAXHI! PO TI PSE NUK MBAN MASKE O QEN ZORRESH! TE DUKET VETJA ZOT O KERME QE ECEN E FLET?! TI PO E VERTETON QE KJO PUNA E COVIDIT ESHTE LOJE KRIMINALE E SORROSIT DHE KILL OBAMA GATES!

  5. Ketyre qe sherbejne propagandes se rilindjes tu digjet shpia, pasi me sjelljen e tyre i kane bere dem me mijra familjeve te tjera. Rilindja perzgjedh njerez te manipulueshem per ti rindertuar shpi dhe pastaj me ndihmen e tyre shpalosin mashtrimet si arritje ne televizionet e kapura nga pushteti korruptiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *