• |
ide | kryesore

Juventus humb përsëri kapitenin: lojtari dëmtohet në stërvitjen në Kiev para Champions

-Instant, Sport



Nuk ka paqe për Chiellinin. Në vigjilje të sfidës së Champions League kundër Dinamo Kiev, kapiteni i Juventus është ndalur në përfundim të stërvitjes së fundit para ndeshjes, që kishte kryer bashkë me skuadrën: problem në kofshën e djathtë. Chiellini sapo ishte rikuperuar nga lëndimi i bicepsit femoral në kofshën e majtë (para Lazio-Juve) e ishte destinuar të kthehej në listën e të grumbulluarve të Pirlos. E ndërkohë ka ardhur një tjetër dëmtim. Lajmi i mirë për bardhezinjtë është se në dispozicion është sërisht Demiral, që vjen nga një zgjatje e muskulit ileopsoas të djathtë (në vigjilje të ndeshje kundër Ferencvaros në 24 nëntor). Mungon Gigi Buffon: portieri bardhezi vazhdon të ndjejë shqetësime muskulare.

Demiral sidoqoftë vështirë se do të zbresë në fushë kundër Dinamos. Më e lehtë të parashikohet rikthimi i tij në derbin e të shtunës kundër Torinos, kur të ketë disa ditë stërvitje në këmbë. Bonucci, që ishte dëmtuar gjatë pauzës së kombëtareve për një problem muskular e ishte kthyer në dispozicion të teknikut për ndeshjen e të shtunës në kampionat kundër Beneventos (90′ në pankinë), duhet të jetë titullar në krah të De Ligt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *