• |
ide | kryesore

Arrestohet polici që qëlloi për vdekje Klodian Rashën

-Instant, Lajme, Të fundit



Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25 vjeçarin Klodian Rasha është arrestuar. Ai dyshohet se e qëlloi 25 vjeçarin në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Foto/U qëllua nga polici, ky është është i riu që humbi jetën

Punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, i ka bërë thirrje të ndalonte, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ai e ka qëlluar. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45, gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”. Sipas policisë, në vendngjarje u sekuestrua pistoleta dhe krëhër me fishekë. Punonjësi i policisë akuzohet për “Vrasje ne kushtet e kapërcimit të mbrojtjes se nevojshme”. Efektivi i policisë ka tre jave që ishte bërë pjesë e sektorit “Shqiponja”.Me pare ai ka sherbyer si polic patrulle ne disa komisariate ne Tiranë.



12 Comments

  1. E cudicme qe arrestimi vijoi pas trysnise se medias dhe jo sipas procedures penale.. vend qesharak..vend propogande..

  2. Keta te vrasin duke hong buke dhe te akuzojne per grabitje me dhume. Polici e frikshme , vend i frikshem .
    Kur mafia vishet me uniforme shteti keto ndodhi dale nga dale behen normale.

  3. Bravo policia Rilindjes. Vrite rinine, keqtrajtoi studentet dhe artistet, nxirrini njerzit nga shtepite e tyre me shkelma per projekte mafioze.Bravo bravo ju lumte shqiptari vret shqiptarin per nje cope rroge. O Sandro kur te mbarosh tenderin e uniformave dhe kepuceve dhe ligjin qe Garda te ruaj Ramen nga 3 vjet ne 4 pasi te lej postin hidh na i sy kendej nga policia se nuk po shkojne punet mire.Merre shtruar nuk ka gje mbaro tenderin nje here mendo dhe per bythen e Rames pas 4 vjetesh pastaj shiko rinine qe vritet nga policia jote.Se mos e vrane se nuk kishte vene masken se keshtu e vrane njerin ne Kore te Veriut.

  4. Keshtu eshte kur shoqeria ul koken dhe u nenshtrohet rregullave te nje qeverie te kapur e te korruptuar. Rini e tredhur kjo e jona, sot duhet te kishin djegur dhe kthyer permbys tiranen dhe sdromsat qe qeverisin.

    1. Hahaha, ka ik ajo kohe…

      Ti shiko studentat, ato te para 10 viteve benin greve urie per te marre dicka qe nuk i takonte (dhe ia arrinin qellimit), ndersa keto te sotmit as nuk guxojne te ngrene zerin.
      Ketu jane tu ngel vetem te pa aftet dhe ato qe jane te lidhur me pushtetin (apo dhe ndonje fakir qe ashtu i ka punet), pjesa tjeter i ka bo mutin ktij vendi te qelbur.

  5. ne te gjithe boten bolicia eshte per rtew ruajtur jeten e qytetareve te saj ketu tek ne policia te vret perdhunon duke i henger buke turp per ne si popull qe kemi ulur qafen

    1. Me kujtohet nje rast ne Itali, kishte rreshkit njeri dhe kishte fillu tu i gjujt njerezve me thik, kishte plagos disa veta. Kur kishte shku policia nuk e kishin vra po kishte marr polici nje karrike dhe i kishte ra me karrike, duke e neutralizu. Kur e pyeten Policin se pse nuk kishte qellu me arme, pasi ishte plotesish i justifikuar, ai me sa mbaj mend pat thene qe jeta e njeriut eshte dicka shume e rendesishme, kur kisha nje mundesi per ta neutralizu pa e vrare, pse mos ta provoja.
      Ktu te ne te vrasin se pse nuk i ndalove Policise…

  6. Ai duhet te akuzohet per Vrasje te shkalles se dyte, pa paramendim, jo per “Vrasje ne kushtet e kapërcimit të mbrojtjes se nevojshme”. Ky eshte apsurditet, te vrasin policia nje person te pa armatosur vetem pse nuk iu pergjigj urdherit per te ndaluar.

  7. Ne shqiperi ska vlere jeta e njeriut kur ka ndodh kjo ne Greqi esht djegur Athina po e njejta gje ndodhi dhe para pak kohesh ne Amerike mjer familja e shkret per ate djale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *