Një trup i dytë është gjetur teksa kërkohet për të zhdukurit pas një rrëshqitje masive toke që shkatërroi dhjetëra shtëpi në Norvegji. Mediat lokale cituan komandantin e policisë, Roy Alkvist të thoshte që trupi u gjet të shtunën. Tetë persona mbeten të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës të mërkurën dhe trupi i parë u gjet të premten .
Pas rrëshqitjeve u përdorën helikopterë dhe dronë për të zhvilluar kërkime në rreth 25 km në veri-lindje të kryeqytetit. Ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin norvegjez për të zhvilluar kërkimet. Kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1C dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur.