• |
ide | kryesore

Moti i keq shkakton probleme edhe në Greqi, bllokohen rrugë dhe disa zona mbeten pa energji

-Instant, Lajme, Planet



Greqia është goditur rëndë nga vala e motit ekstrem, që ka përfshirë thuajse të gjithë Evropën.

Banorët e Atikës nuk kanë parë imazhe të tilla për shumë vite, pasi i gjithë rajoni është i mbushur me borë.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve në të gjithë Atikën për të shmangur udhëtimet e panevojshme për orët e ardhshme. Reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar shumë rrugë dhe kanë krijuar probleme të mëdha në transport.

Gjithashtu në shumë zona ka probleme me energjinë elektrike. Ndërkaq, paraditen e sotme kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar mbledhje urgjente me Mbrojtjen Civile.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *