Babë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për veprën penale Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Ditën e djeshme, 49-vjeçari G. B dhe 22-vjeçari S. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital.
“Me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta shtetas kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.