Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e sakrificës. Lideri demokratik thotë se në fund të këtij muaji uron që të marrin fund dhe vuajtjet e Shqipërisë. Basha, iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë masivisht numrin 9 më 25 prill, që sipas tij, të vijë ndryshimi në Shqipëri. Në video-mesazh, Basha theksoi se ai ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike, ndërsa tha se do nxjerr të ardhurat nga xhepi i oligarkëve për t’i çuar te xhepat e shqiptarëve.
“Dua ta nis këtë komunikim sot me një urim për të gjithë besimtarët, për të gjithë miqtë e besimit islam që kanë nisur sot agjërimin, e t’ju uroj nga zemra një agjërim të lehtë e të pranuar në një muaj të bekuar të ramazanit. Ky është një muaj kur besimtarët i kthehen sakrificës së tyre njerëzore, shpresës dhe besimit të tyre në një të nesërme më të mirë, përmes virtyteve më të mira njerëzore, përmes sinqeritetit, dëlirësisë, solidaritetit, faljeve dhe lutjeve për një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre, për shoqërinë, për kombin. Ndaj, dua bashkë me urimin tim t’ju përcjell falënderimet e mia të gjithë besimtarëve që agjërojnë në muajin e shenjtë të ramazanit, të gjithë klerikëve dhe udhëheqësve shpirtëror që i shërbejnë besimtarëve dhe t’ju them po kështu se kjo sakrificë e cila vjen në një kohë të ngarkuar për nga situata ekonomike, për nga gjendja e përgjithshme e vendit, kam bindjen se do të shërbej që në fund të këtij muaji të bekuar, Shqipëria të përjetojë e gjitha një çlirim shpirtëror dhe një ecje drejt më të mirës në çdo kuptim, në veçanti sa i përket vuajtjeve, sa i përket situatës të vështirë ekonomike, situatës të vështirë të përgjithshme të vendit, të familjeve shqiptare, të vogëlushëve shqiptarë dhe po kështu të të rinjve, të të papunëve, të nënave dhe të baballarëve tanë, të moshuarve e në veçanti nga zemra uroj dhe shpresoj që lutjet tuaja dhe sakrifica juaj në këtë muaj të shenjtë të shërbejnë për të lehtësuar edhe dhimbjet e atyre që kanë humbur më të dashurit në këtë vit sprove, të atyre që janë të sëmurë që kanë nevojë për kujdes, të familjeve që po kujdesen me sakrifica të shumta për shëndetin e tyre dhe për kurimin e tyre.” thotë Basha.
Ky osht letu fare. Si mre morkan fund vujtjet nji mije vjecare te nje populli mrena nji nate!!!!!?
Kto lloj rrenash mun me i ngron vetem noi Mut Kristaqi ose Stalin nga Dukati.
Cfare thu me???