Autoritetet greke kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian, zonës Shengen, Mbretërisë së Bashkuar, por dhe nga Serbia, Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, shtetasit e të vilin nuk mund të hyjnë në Greqi.
Ata që hyjnë në vend duhet gjithsesi të kenë një rezultat negativ të testit për Covid-19 i cili duhet të jetë kryer maksimumi deri në 72 orë para, ose një certifikatë vaksinimi. Për momentin mbeten në fuqi të gjitha rregullat e tjera, si ora policore nga 21 deri në 5 të mëngjesit, cdo ditë. Baret, restorantet, qendrat sportive dhe vendet kulturore vazhdojnë të jenë të mbyllura.