Një 39-vjeçar rus është gjetur pa shenja jetë në banesë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shëngjin. Policia njofton se E.N, me shtetësi ruse është gjetur i vdekur nga kunati, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshimet e para të uniformave blu janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.