• |
ide | kryesore

Juventus, letër Santosit: “Do negociojmë me Kaio Jorge”

-Instant, Sport



Juventus provon goditjen për Kaio Jorge dhe përpiqet të parakalojë Milan dhe Benfica. Në fakt, bardhezinjtë i kanë shkruar Santos një letër për të zyrtarizuar synimin e tyre për të filluar një negociatë të drejtpërdrejtë me lojtarin, për shkak të skadencës në dhjetor të kontratës së brazilianit. Një lëvizje që mund të ndryshojë operacionin dhe të vendosë Juven në një pozicion avantazhues ndaj dy klubeve të tjerë të interesuar për lojtarin.

Juve vishet tashmë si i treti i bezdisshëm për Kaio Jorge dhe ndërhyn mes Benficës dhe Milanit duke negociuar drejtpërdrejt me stafin e 19 vjecarit. Për momentin nuk është e qartë nëse synimet e bardhezinjve lidhen me këtë seancë transferimi, apo nëse kontaktet me lojtarin do të nisin për të ndërtuar një transferim falas në janar. E vetmja gjë e sigurt është që çështja Kaio Jorge ka filluar të bëhet mjaft e ndërlikuar. Nga njëra anë është Milani, i cili tashmë ka një marrëveshje me lojtarin por jo me Santos, dhe nga ana tjetër është Benfica, që përkundrazi ka një marrëveshje me klubin brazilian, por jo me lojtarin.

Një situatë që i lë ende të gjitha pistat të hapura dhe që tani pasurohet zyrtarisht me një klub të ri të interesuar. Me letrën drejtuar Santos, në fakt, Zonja e Vjetër ka dalë hapur, duke u dërguar një mesazh jo vetëm brazilianëve, por edhe Milanit dhe Benficës. Juventus e ka seriozisht për Kaio Jorge dhe përpiqet të parakalojë të gjithë duke u zgjedhur nga vetë lojtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *