• |
ide | kryesore

“Iu hapi dyert afganëve”/ Hilary Clinton nderon me çmimin “Pioneri Global” kryeministrin Edi Rama

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-sekretarja amerikane të Shtetit, Hillary Clinton ka nderuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me çmimin Pionieri Global për strehimin e afganëve në Shqipëri. Në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global” që po organizohet në New York, ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton takoi Ramën dhe familjen e tij dhe më pas u ul në tavolinën e tyre. Gjatë fjalës së saj Clinton vlerësoi kontributin e Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama për strehimin e emigrantëve afganë që u detyruan të iknin nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

“Në një kohë kur në mbarë globin tonë të drejtat dhe siguria e grave janë në momente të vështira, angazhimi i Kryeministrit Rama për të çuar përpara mirëqenien, mundësitë në Shqipëri dhe për afganët e të tjerët duhet të na frymëzojë të gjithëve për të vepruar. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”. Më duket sikur dëgjoj Denin që thotë “pse, ç’duhet të bëjmë tjetër, përveçse t’i paguajmë njerëzit në mënyrë të barabartë”. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Do doja të kishte më shumë udhëheqës me këtë lloj qasjeje”, tha Clinton.

 

 

 



16 Comments

  1. Hillari ti jape dhe cmimin “Pionieri Global i korrupsionit” sepse e katandisi Shqiperine ne vendin e dyte ne bote dhe te parin ne Europe per korrupsion e rryshfet.

    Ja ky eshte bythqimi i Kristaqit!

  2. Kjo Klinton te sqaroj me pare se perse burri I saj ka shkuar ne 16 takime me Jersy pedofil amerikan ne shtepine e tij, tjetra fondet qe ka marre si donatore ne nje nga fondacionet e saj nga Arabia Saudite duke qene ne detyren e sekretares se shtetit pastaj te kete te drejte te jape medalje.

  3. Çdo te thote pioner sa u digjet bytha per avgant ketyre kjo ka 3 luftra te bera nga pa afetesia apo nga mos çarja e veres se saj Irak liban e ukrain rrac muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *