• |
ide | kryesore

Vizita e Erdogan në Shqipëri në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut/ Rama: Trimi i mirë me shokë shumë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një status në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve për vizitën e presidentit turk, Recep Tayip Erdogan në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me anë të një postimi të gjatë të bërë në ‘Facebook’, me të cilin bashkangjiti dhe një foto së bashku me Erdogan, Rama shkruan se e gjitha ishte një rastësi e se njerëzit në vend nuk u kursyen me sharje dhe mallkime.

Ai e cilëson Turqinë mike të sprovuar të vendit tonë duke kujtuar rastin e ardhjes së vaksinave në një kohë kur ai thotë se Ballkani mbeti si peshku pa ujë nga rrethimi i armikut të padukshëm. Rama thekson se Shqipëria nuk mund të jetë më katolike se Papa në politikën e saj të jashtme por “trimi i mirë me shokë shumë”.

“Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”! Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.  Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm? Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë? Nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”. Por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut. Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët. Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.  Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës. Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”. Po shokë ama, natyrisht”, shkruan Rama.



7 Comments

  1. Ke te drejte se edhe pidhin e Anetes ja shqyen shoket marinare polake kur u kthye me anije ne Durres!

  2. Je, o doç i vetmi kryehajdut qe ben gjoja partriotin,te diturin, por je nje injorant, zgjyre qe e ke me inat qe je shqiptar ( me letra) por je nje i shitur hajdut dhe hajduterine po e perdor per rrenimin e Shqiperise, ke blere rreth teje te gjithe basifondin shqiptar….dhe eunukun llull! Nuk te mjaftojne parate qe ke vjedhur per veten tende,por vazhdon vjedhjen per zhberjen e Shqiperise, o qen bir qeni…!

  3. Behu 1 here trim,pastaj te shohim i mire apo i keq,me shoke shume apo jo. Meqe ra fjala a ke ndonje shok ti Edvin? Gojet e liga thone qe ti nuk ke shoke

  4. Fjala e urte shqiptare” Trimi i mire me shke shume” Ne medjen e tije, e ka ttransformuar “Ali baba me 400 hajdute” e po te mendosh pastaj qe ai shoke shume,ai nuk ka sepse nuk behet shok me te njeri…. Dhe ne fund; ka vetem dy shoke Derrdogan, e Vupiç! qe jane non grata nga europa e USA. Keshtu edhe ne kete rast ai nuk del dot nga rrena me te cilen ushqehet. Shqiptaret qe e duan vendin e tyre: per të e verteta eshte nje gje e veshtire, misterioze,mistike, mitike….., si nje rruge e ndaluar per te….! Dhe…. nuk “flitet ma”…..!!!

  5. Ti je kokrra e bythqimit o Ramazan. Shoket e tu jane vetem tiranet e popujve te tyre si Erdogan e Vucic qe ti ju ngjason. Ah po ke shok dhe monstren George Sorros. Kshu qe me “demokracine” e ke zgjidhur me Sorrosin dhe me tiranine je bere vasal i Vucicit dhe Erdoganit.
    Ti je nje mjeran skizofren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *