• |
ide | kryesore

Ish-kreu i Inteligjencës britanike bën parashikimin: Në fund të vitit Putin futet në sanatorium

-Instant, Arkiva, Planet



Ish-shefi i Inteligjencës britanike ka parashikuar se Presidenti Vladimir Putin do të shtrohet në spital, pasi vuan nga një sëmundje kronike.

Ai madje ka parashikuar fundin e vitit si kohën kur Putin do të shtrohet në sanatorium. Richard Dearlove, i cili shërbeu si kreu i Shërbimit të Inteligjencës Britanike nga viti 1999 deri në vitin 2004 tha se Putini mund të qëndrojë i shtuar në spital deri në vitin 2023.

“Unë mendoj se ai do të largohet deri në vitin 2023. Do të shtrohet në sanatorium, e kjo do të jetë një mundësi për ta larguar nga pushteti pa grusht shteti”, tha Dearlove.

Christo Grozev i Bellingcat, një ekspert për sigurinë ruse, tha javën e kaluar se zyrtarët e lartë të sigurisë së Kremlinit besojnë se lufta në Ukrainë është “e humbur” dhe se Putini po humbet fuqi nga pushteti.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha për Sky News javën e kaluar se Putin ishte në “një gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe fizike dhe ai është shumë i sëmurë”.
Budanov tha gjithashtu se ishte “optimist” se Ukraina do të mbizotëronte dhe se lufta do të “mbaronte deri në fund të vitit”.

Ish-anëtari i spiunazhit britanik, Christopher Steele kohët e fundit tha se burimet i thanë atij se Putini është i sëmurë rëndë dhe i lë rregullisht takimet për trajtim mjekësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *