Dy janë siguritë për Massimiliano Allegrin pas suksesit bindës në shtëpi kundër Sassuolos në debutimin e Juventusit në Serie A. Dushan Vlahovic, që realizoi një dygolësh (penalltia e 13-të e shënuar në 14 goditje në kampionat), duke u konfirmuar i rëndësishëm në sulmin bardhezi pas një finale të sezonit të vështirë dhe një vere të komplikuar.
E Angel Di Maria, që nisi aventurën me Juventusin me një gol, një asist dhe leksione futbolli të nivelit të lartë.
Argjentinasit iu deshën 26 minuta për të lënë shenjën e tij në debutimin në Serie A me një gol, i cili i hapi rrugën suksesit të bardhezinjve. Por tani, Juventus ësjtë në ankth për gjendjen e tij: Di Maria doli jashtë në minutën e 65-të për shkak të një problemi në aduktor. Në vijim ai do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore për të marrë përgjigje më të sakta për problemin e ndjerë në fushë. I vetmi që nuk duket i shqetësuar është Allegri, i cili në fund të ndeshjes e mori me humor: “Doli nga fusha me dhimbjen që i lexohej në fytyrë? Por ai gjithmonë atë fytyrë ashtu ka”.
Ajo që për momentin ngroh Allegrin është mirëkuptimi mes Vlahovic e Di Marias në fushë: “Është vërtet një ndjesi e pabesueshme, është kënaqësi e madhe të luash me kampionë të tillë – ka thënë sulmuesi serb për ‘Fideon’ në mikrofonat e Dazn – e falënderoj për asistin, jam shumë i lumtur dhe shpresoj të marr edhe të tjerët, e të jap edhe vetë. Mendoj se do të funksionojmë mirë bashkë. E patë çfarë ndeshje luajti, të jashtëzakonshme, me të drejtë meritoi duartrokitjet nga të gjithë, madje edhe nga shokët e skuadrës”.
Për Vlahovic, ai i shënuar ndaj Sassuolos është realizimi i 12-të i shumëfishtë në Serie A, i dyti me fanellën bardh e zi: nga 2019/20 deri më sot vetëm Cristiano Ronaldo (15) dhe Ciro Immobile (14) kanë fiksuar më shumë në turneun më të rëndësiëshëm italian.