• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vjosa-Osmani: Serbia, Kosovë



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se në takim me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i është kërkuar të intensifikohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Pragë, Osmani thotë se Serbia do që “ta zvarrisë përgjithmonë këtë proces”.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për krijimin e të cilët dy vendet kanë një marrëveshje, Osmani thotë se mbështet “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, thotë ajo.

Sa i përket moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit, Osmani thotë se ai vendim bazohet “në vendime diskriminuese të kohës së Millosheviqit” dhe shton se Kosova duhet të jetë “e kujdesshme për precedentin që krijohet nga një vendim i tillë”.

Osmani, po ashtu, flet për grevën në sektorin e arsimit dhe thotë se mësimdhënësit që nuk kanë mbajtur orë gjatë shtatorit, duhet të paguhen nëse i kompensojnë ato.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *