Vullkani “Fuego” i Guatemalës ka shpërthyer sërish të dielën. Ai ka shkaktuar një re të madhe tymi dhe flakë në ajër, që ka arritur në disa metra. Vullkani është parë me lehtësi nga turistët në qytetin e Antiguas. Ai konsiderohet si një nga më aktivët e zonës.
Në vitin 2018, si pasojë e shpërthimit të këtij vullkani, rreth 200 persona janë asfiksuar si pasojë e tymit të lavës vullkanike, ndërsa lava ka zbritur deri poshtë në fshatin e Fuegos.