• |
ide | kryesore

Video/ Napoli nuk njeh ndalesa: 0-2 në derbin e Kampanjës, Spalletti vazhdon arratinë

-Instant, Sport, Video
Napoli



Napoli e bën të vetin derbin e Kampanjës, duke mposhtur Salernitanën 2-0 në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Të kaltrit vazhdojnë arratisjen në krye të renditjes në Serie A. Djemtë e Spalletti zhbllokuan takimin në sekondën e fundit të pjesës së parë, me një silurë të Di Lorenzo. Napoli pastaj i mbylli llogaritë në fillimin e pjesës së dytë, me golin e të zakonshmit Osimhen. Një tjetër humbje për formacionin granata, tashmë vetëm 6 pikë nga zona e rënies.

Lexo më tej: Video/ Ballardini bën mrekullinë në debutim: Cremonese eliminon Napolin me penallti në Maradona

Zhgënjimi i Kupës së Italisë u arkivua menjëherë në derbin e Kampanjës. Napoli rikthehet të vrapojë, duke u shtrirë për momentin + 12 ndaj Milanit të vendit të dytë. Një konfirmin, a thua se ishte i nevojshëm, se ata janë favoritët e mëdhenj të një kampionati që vazhdon ta monopolizojë. Napolitanët e mbyllën fazën e parë me 50 pikë, duke fituar një derbi që nuk u vu asnjëherë realisht në diskutim. Të kaltrit dominuan me zotërimin e zakonshëm të fushës dhe vetëbesimin në momentet delikate. Rikthimi i teknikut Nicola, hapet me një tjetër humbje, sigurisht më pak i zhurmshëm se ai kundër Atalantës, por po aq i rëndë për renditjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *