Kampionati suedez është i ndaluar por tifozeritë nuk reshtin së mbështeturi skuadrat e tyre. Ata e bëjnë të ndihet prezenca e tyre edhe në ndeshjet miqësore. E fakti që janë miqësore, nuk i bëjnë tifozeritë më pak armiqësore me njëri-tjetrin. Ky është rasti i ultrasve të Djurgarden dhe Norrkoping, që e shndërruan Stokholmin në një ring.
“Takohemi aty”… Një mesazh për të lënë një takim. As për tu sqaruar e as për ndonjë histori të vjetër. Thjesht për të nisur një sherr të organizuar 30 kundër 30. Pikërisht në Stokholm u zhvillua ky takim i organizuar nga dy grupimet ultras: nga njëra anë mbështetësit e Djurgarden e nga tjetra ata të Norrkoping. E kotë të thuash se qyteti u shndërrua në një ring, pa ndalim goditjesh.
Lexo më tej: Një guralec nisi sherrin në Spezia, u përfshinë tifozë të Marsejë: goditet me shkop Koulibaly, gati rrahin Mottan
Në rrjet u bënë menjëherë virale videot e përplasjeve të këtyre tifozëve. E gjitha nëpër rrugët e qytetit nordik, ku 30 tifozë për secilën anë patën mundësinë të përballen. Pa asnjë armë apo mjet të fortë, por sfidë “e ndershme” përpara shumë qytetarëve.
Det mest pinsamma jag sett.
Säkert samma människor som har högljudda åsikter om hur andra beter sig.— Jonas Hast (@HastJonas) February 11, 2023