• |
ide | kryesore

I theu hundën me grusht, arrestohet tifozi i Sivasspor: ai hyri në fushë e gjakosi Bianco pas golit të katërt

-Instant, Sport
Bianco



Episodi i pabesueshëm në Sivas të Turqisë, i ndodhur dje në fund të Sivasspor-Fiorentina. Pak pas 4-1 të shënuar nga Castrovilli dhe gjatë festimit të lojtarëve Viola, një tifoz turk hyri në fushë dhe goditi mesfushorin Alessandro Bianco. I riu vetëm pak minuta më parë kishte zënë vendin e Amrabat. Një goditje e fortë me grusht që shkaktoi thyerjen e septumit të hundës por që do të ketë pasoja për agresorin. Sipas mediave turke, mëngjesin e sotëm personi që sulmoi Bianco është arrestuar dhe po sot do të gjykohet në Turqi në mënyrë të menjëhershme.

Lexo më tej: Video/ Fiorentina, çerekfinale me poker: dorëzohet Sivasspor, Xhaka e Basel kualifikohen me penallti

Mbi këtë episod ka ndërhyrë edhe trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano. “Grushti i dhënë ndaj Bianco është i turpshëm, lojtari as që e priste. I është thyer hunda. U duk një festë, edhe ata me një stadium kaq të mbushur shtynë lojtarët e tyre. Por ky gjest prish gjithçka, pavarësisht fitores sonë”.

Bianco

Pas agresionit të pësuar nga Bianco, drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, thirri presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, për të protestuar dhe për të kërkuar qartësi. Më vonë bëri të njëjtën gjë edhe me ECA (Shoqata e Klubeve Evropiane). Bianco ka pësuar një thyerje të hundës dhe dëmtime të tjera në fytyrë. E, sipas asaj që mësohet, e ka denoncuar në procedim ligjor agresorin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *