• |
ide | kryesore

Vrasja e 20-vjeçarit/ Avokati i Ensi Mazes: Ka tentuar të shuajë konfliktin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 18-vjeçarin Ensi Maze, bashkëpunëtorin e Aksel Hoxhajt në vrasjen me thikë të 20-vjeçarit, Stiven Toshkëzi mbrëmjen e 19 prillit.

Avokati i 18-vjeçarit, Tonin Prendi, tha në një deklaratë për mediat se Ensi Maze nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Prendi tha se klienti i tij ka tentuar që të shuajë konfliktin.

Ai tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe nuk ka pasur dijeni për konfliktet që autori tjetër i dyshuar Aksel Hoxhaj, kishte me viktimën Stiven Toshkëzin.

“Në vlerësimin tonë ky shtetas nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Është student në Holandë dhe ka ardhur më 13 prill, me biletë kthimi më 19 prill. Duke qenë se këto ditë ka takuar edhe shokët e tij, një prej tyre Aksel Hoxhaj, duke lëvizur në trotuar ka ardhur një mjet, ka ndaluar dhe ka ndodhur ngjarja. Ka parë që shoku i tij ka shkuar në drejtim të shoferit, dhe për të shuar konfliktin, ka tentuar të ndalojë pasagjerin të dalë nga makina.

Më pas ai i vërsulet, dhe nga pamjet që dalin, shihet se nuk bën asnjë veprim të dhunshëm kundër pasagjerit, por ai e sulmonte atë. Ensi Maze nuk ka parë asnjë hanxhar, as Hoxha nuk e ka informuar për ndonjë konflikt të mundshëm.

Maze është shok i Hoxhës dhe ka pasur njohje dhe me vajzën në fjalë, por nuk e ka informuar për konfliktet që ka pasur me persona të tjerë. Në pamjet e publikuara shihet se Manze nuk ka bërë asnjë dhunë ndaj pasagjerit, por e kundërta. Nëse nuk do kishte tentuar të bllokonte derën, do kishte agravuar më shumë.

Manze është vetëdorëzuar, në momentin që ka ndodh ngjarja ka komunikuar me të atin dhe ka thënë se jam tek stadiumi Arena dhe aty ka shkuar ta marrë policia. Vajza ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje apo konflikt me Mazen”, deklaroi avokati.

Lexo më tej: Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, lihet në burg një nga autorët e dyshuar 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *