Një 50-vjeçar, që punonte si motorist për shpërndarjen e picave, është aksidentuar sot në Gjirokastër. Drejtuesi i motorit ka humbur ndjenjat e më pas është përplasur me një automjet tip “Mercedez-Benz”. Mendohet se shkak i humbjes së tij kanë qenë temperaturat e larta.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Kanë qenë qytetarët ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë.