Tomas Starkosha është një kombinimi i talentit me fatin. Ai i ka dhënë sot Lacios fitoren në Juventus stadium (2-1) pasi i ka pritur penalltin Dybalas ne minutën e 95 të ndeshjes. Një pritje të shkëlqyer kreu portierei shqiptar edhe në fillim të pjesës së dytë kur e privoi Higuain nga një gol i sigurtë.
Ndërhohë ai është ndihmuar dy herë me radhe nga fati kur gjuajtjet e Dibalës dhe Higuain përfunduan në shtyllë.
Por në fitoren historike të Lacios ndaj Juves portiere shqiptar ishte padyshim njeriu kyç kur ai u hodh në krahun e djathtë të portës së tij për të ndalur penalltinë e Dibalës.
Me sa duket yllit argjentinas në super formë këtë fillim sezoni nuk i ecën fati me portierët shqiptarë. Ai humbi edhe një tjetër penallti ndaj Atalantës dhe atë e priti Etrit Berisha (foto poshte).
Lapsi.al