• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti ndalon ëndërrat Champions të Romës: Dybala limiton dëmet, përjashtohet Mourinho

Sport, Video
Dybala



Në ndeshjen e fundit të javës së 19 të Serie A, Roma dhe Atalanta barazuan 1-1. Të dy skuadrat humbën mundësinë e mrekullueshme për t’iu afruar vendit të katërt të zënë nga Fiorentina me 33 pikë. Bergmaskët janë tashmë në -3, ndërsa verdhekuqtë në – 4. Të besuarit e teknikut Gasperini kaluan menjëherë në avantazh pas 8′, falë një goditjeje me kokë të Koopmeiners pas asistit të Miranchuk. Roma reagoi, por Atalanta humbi shansin e 2-0 me De Ketelaere, para se Dybala të barazonte në minutën e 39′. Një penallti për një faull të Ruggerit ndaj Karsdorp shpëtoi Romën. Në pjesën e dytë Carnesecchi shmangu autogolin e Holm dhe ishte i vëmendshëm ndaj argjentinasit Dybala. Në shtesë, Mourinho u përjashtua për shkak të protestave, e nuk do të jetë në pankinë në San Siro kundër Milan.

Provë shumë e mirë e kapitenit të kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti, për 90 minuta në fushë. Qendërmbrojtësi u vlerësua me notën 6.5, i thirrur në cështje për të ndalur me të mira e me të këqija argjentinasin Dybala e të tjerët.

Lexo më tejVideo/ Iling Jr e pastaj Vlahovic shpëtojnë Juventus nga turpi: Salernitana dorëzohet në shtesë

Mund të ishte një mundësi flagrante për të dy ekipet për t’iu afruar zonës së Champions League. Por në fund barazimi (1-1) nuk i buzëqeshi as Romës dhe as Atalantës. Bergamaskët, pa naivitetin e Ruggerit, ndoshta do ta kishin menaxhuar më me qetësi avantazhin e Koopmeiners. Verdhekuqtë sepse në fund i patën rastet për të fituar ndeshjen, por pa i konkretizuar asnjëherë. Dybala ishte më i miri i Romës, pa llogaritur golin, Mourinho mori një tjetër karton të kuq, ndërsa Miranchuk dhe Koopmeiners ishin gjithë kohën gjemba të vërtetë në prapavijën e Romës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *