Në një mbledhje me bashkëpuntorë të ngushtë në Shërbimin Informativ Shtetëror, Visho Ajazi ka pranuar se largimi i tij nga detyra ishte një vendim i imponuar. Në një shkrim të Mapo raportohet se ish kreu i SHISH i ka thënë vartësve të tij se ka qenë i detyruar të largohet dhe se ky nuk ishte vendim i tij.
Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH kanë qenë të pranishëm disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit. Kohët e fundit, operacioni më i rëndësishëm i autoriteteve shqiptare ka qenë ai për grupin e Habilajve. Në dosjen e përgjimeve nga Italia, Habilajt ishin përgjuar në makinat me të cilat lëviznin në Vlorë dhe Tiranë. Nuk dihet nëse këto përgjime janë bërë nga agjentët e SHISH apo nga agjentë të shërbimeve të huaja, që kanë vepruar në territorin e Shqipërisë për llogari të autoriteteve italiane.