• |
ide | kryesore

Nga sms e gruas te klauzola e kontratës: Mancini, çfarë fshihet pas dorëheqjes

-Instant, Sport
Mancini



Që kombëtarja është një pasuri e një vendi dihet. Por është pikërisht rëndësia që ka Italia nga pikëpamja sportive, sociale dhe kulturore ajo që i detyron të gjithë të jenë të etur të dinë të vërtetën. E deri tani ka pasur pak qartësi për dorëheqjen e diskutueshme nga pankina e teknikut Roberto Mancini.

SMS E GRUAS SË TRAJNERIT

Trajneri nga Jesi dha versionin e tij të fakteve, duke iu referuar mbi të gjitha mungesës së besimit nga ana e Federatës së Futbollit. Ai akuzoi presidentin Gabriele Gravina për ndryshimin në bllok të stafit të tij. Por diçka nuk shkon. Le të fillojmë me SMS-të e bashkëshortes së teknikut Mancini të datës 8 gusht. Katër ditë para zyrtarizimit të dorëheqjes, Silvia Fortini, avokate që kujdeset edhe për karrierën e të shoqit, i ka dërguar presidentit Gravina një mesazh.

Sms plot kortezi, nëse presidenti është me pushime dhe e shqetëson, por që më pas shkon në pikën, duke kërkuar – në emër të qetësisë së Mancinit – të modifikohet kontrata, duke eliminuar klauzolën e ndërprerjes në rast moskualifikimi për Europianin. Fjala staf nuk figuron as në fletën që trajneri ka shkruar me dorën e tij në datën 12 për të zyrtarizuar dorëheqjen. Ndërsa emërimi i trajnerit si koordinator i vetëm i ekipeve kombëtare U21 dhe 20, vështirë se mund të shihet si mungesë besimi.

KLAUZOLA

Ajo që, ndërkohë, shkruhet qartë është klauzola që parashikon ndërprerjen e kontratës së trajnerit nëse skuadra nuk shkon në Euro2024. Një çështje që duket të ishte thelbësore për trajnerin. Vetë Mancini pranoi se kishte kërkuar anulimin e saj me atë mesazh të dërguar nga gruaja e tij. Sipas tij, me qëllimin që të mund të punonte më paqësisht.

Lexo më tej: Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e largimit: “Gravina nuk më donte më”

KOMPENSIMI

Lind pyetja se pse një trajner, i cili në rastin konkret udhëhoqi kombëtaren drejt fitores në turneun e fundit kontinental, është kaq i shqetësuar për dështimin për t’u kualifikuar. Frika është se në bazë të një kërkese kaq të rëndësishme sa ta çonte Mancinin në këtë dorëheqje të papritur, mund të ketë pasur edhe një dëshirë për të mbrojtur veten. Mbi të gjitha nga pikëpamja ekonomike, në rast se aventura e Italisë përfundon edhe më parë se të fillojë. Sigurisht, dështimi në Botëror duhet të ketë bërë shumë dëm, por atëherë Gravina vazhdoi t’i besonte plotësisht trajnerit të tij. Ndërsa tani ai kishte vendosur që nëse Italia nuk kualifikohej, Mancini do të zëvendësohej.

Heqja e klauzolës tani nuk kishte kuptim për presidentin. Kjo edhe sepse Kombëtarja shumë shpejt do të ketë një panoramë më të qartë të rrugës së saj. Më 9 dhe 12 shtator, Italia thirret në një provë të dyfishtë shumë të rëndësishme. Ndeshja jashtë fushe në Shkup kundër Maqedonisë dhe Ukrainës në San Siro vendos shumë. Kushdo që do të jetë në pankinën blu duhet të përveshë mëngët për të fituar, sepse situata e lënë nga Mancini nuk është shumë komode. E kështu rruga drejt Gjermanisë mund të komplikohet shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *