• |
ide | kryesore

Vendim historik i FIGC, futbollistët shqiptarë quhen vendas: Ramadani, Ismajli e të tjerët bëhen “italianë”

F1, Sport
FIGC



Një lajm i bujshëm ka mbërritur nga Italia. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm asnjë futbollist shqiptar nuk do të konsiderohet ekstra komunitar. Federata Italiane e Futbollit (FIGC)ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.

Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj. Një lajm i jashtëzakonshëm për Ramadanin, Asllanin, Ismajlin e të gjithë futbollistët shqiptarë që mund të luajnë në Italia, pa qenë nevioja të konkurrojnë me futbollistët amerikano-latinë apo afrikanë.

Lexo më tejVideo/ Asllani e Sanchez shembin Genoa, Inzaghi arratiset +15: “Goli i parë me Inter nuk harrohet kurrë”

Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.



3 Comments

  1. Ore le ça thotë federata italiane!!!
    Këtë rregull mund t’a ndryshojë UEFA.
    Thjeshtë është një vrimë në ujë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *